
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Laç, ku ka mbetur e vdekur një këmbësore, 72-vjeçare, pasi u përplas me makinë nga shtetasi Samuel Kasmi.
Policia ka shoqëruar 24 vjeçarin drejt komisariatit të Kurbinit.
Njoftimi paraprak
Rreth orës 12:20, në Laç, automjeti me drejtues shtetasin S. K., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen M. Gj., 72 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.
Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, 24-vjeçarin, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./ Versus.al








