AKTUALITET /

EMRAT/ Arsenal armësh dhe drogë në banesë e lokal, arrestohen babë e bir në Fier

Operacioni ndaj tyre u krye pas 1 muaj hetimesh.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Arsenal armësh dhe drogë në banesë e lokal,

Fier- Babë e bir janë arrestuar nga policia gjatë operacionit të koduar “Neë Start 2” ku u gjetën arsenal armësh dhe lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Në pranga kanë rënë Adiol Hoda, 34 vjeç dhe babai i tij Asqeri Hoda, 61 vjeç. Pas hetimeve 1 mujore, policia ka ndërhyrë për të kapur të riun Adiol Hoda teksa po dilte nga fshati Suk. Në mjetin e tij iu gjet një kg me kanabis gati për shitje.

 

Pas kontrollit në banesën dhe në lokalin që e kishte në pronësi së bashku me babain e tij, u gjetën dhe sekuestruan 17.6 kg kanabis, 2 armë zjarri pistoletë, 2 armë zjarri automatike, 2 granata luftarake, 1110 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 2 aparate celularë dhe 1 motomjet, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Edhe 61 vjeçari u arrestua pas kontrolleve në pronat e tij, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al

Poll