POLITIKË /

Përmbytjet masive, Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave! Zbulohen pikat e diskutimit

Shkruar nga Versus

Përmbytjet masive, Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave!

Pas disa ditësh me reshje të dendura shiu të cilat kanë shkaktuar përmbytje masive në disa prej qyteteve më të mëdha të vendit, është caktuar që nesër në orën 08:30 të mbahet mbledhja e Komitetit të Emergjencave.

Kjo mbledhje do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama në godinën e qeverisë. Mësohet se do të analizohet situata aktule në vend ku janë urdhëruar të evakuohen disa fshatra në bashki të ndryshme si dhe të masave që shteti duhet të ndërmarrë për të përballuar situatën.

Gjithashtu do të diskutohet edhe për një paketë dëmshpërblimesh për të prekurit nga përmbytjet. Versus.al

Poll