
Gjatë mbledhjes së komitetit të emergjencave, kryeministri Edi Rama ka risjellë në vëmendje ato që ai i konsideroi fakte nga e shkuara para se PS të vinte në qeveri. Sipas tij, Shkodra ka qenë qarku më i prekur, por nuk është përmbytur si në kohën kur PD ishte në qeveri.
“Niveli i lumit Buna nuk ka arritur në nivelin kritik tek kapërdredhësi i Shirgjit duke shmangur në këtë mënyrë shkarkimin e ujit të lumit Buna në Shirgj dhe përmbytjes masive të zonës në Shkodër si në kohërat kur qeverisnin aleatët e shiut dhe ajo zonë përmbytej rregullisht edhe pa nevojën e reshjeve të mëdha të kësaj natyre.
Shkodra ka qenë qarku më i prekur nga reshjet ku janë regjistruar shifra konstante mbi 200 mm në 24 orë. Dua të informoj me këtë rast se përpara fillimit të sezonit drejtoritë e ujitjes dhe kullimit kanë siguruar gatishmërinë e hidrovoreve”- tha Rama.
Ndërsa theksoi nevojën për përmirësim, kreu i qeverisë tha se sot strukturat përkatëse të vendit reagojnë krejt ndryshe nga më parë. Më tej siguroi qytetarët e prekur nga përmbytjet se do të marrin dëmshpërblimet e caktuara si për banesat ashtu edhe për gjënë e gjallë.
“Patjetër që ka mësime për të njerrë, por e vërteta është se nëse reshjet e ditëve të fundit përmbyten njësoj vende në rajon, Shqipëria nuk reagoi si dikur kur edhe një shi i zakonshëm bënte ujë dynjanë sepse sot Shqipëria është krejt tjetër. Reagimi është krejt tjetër dhe mbrojtja e garancitë për familjet e dëmtuara janë krejt tjetër. Kur erdhëm në qeveri në malin e borxheve që na lanë trashëgim aleatët e shiut ishte një pjesë e tërë borxhesh nga përmbytjet e zonës së Shkodrës. Ne i shlyem një më një dhe nuk hymë më në asnjë borxh të tillë. Dua të siguroj edhe të dëmtuarit e kësaj here se ne do të qëndrojmë me dinjitet njerëzot, shtetëror e politik çdo detyrimi ndaj tyre qoftë për banesat qoftë për gjënë e gjallë”- shtoi ai. Versus.al



