POLITIKË /

“Po vazhduam kështu, Rama rri dhe 100 vite”, pedagogu: Deputetët të marrin familjarët e të dalin në greva radikale

Sipas Gashit duhet të ketë veprime konkrete të opozitës për të frymëzuar popullin që të dalë në protesta.

Shkruar nga Versus
“Po vazhduam kështu, Rama rri dhe 100 vite”, pedagogu:
Profesori i Shkencave Politike, Shpend Gashi

Shpend Gashi, pedagogu i Shkencave Politike i cili mori pjesë në tryezën e frontit opozitar të organizuar nga Sali Berisha sot, nënvizoi faktin se duhen veprime ekstreme për të dhënë mesazhin tek populli se opozita e ka seriozisht misionin e saj.

Ai propozoi që vetë deputetët e PD të merrnin familjarët e tyre dhe të dalin në grevë në mënyrë që të frymëzojnë edhe qytetarët e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.

“Nuk jam për qeveri teknike, jam për një grevë radikale me kushtet më ekstreme brenda ligjshmërisë. Nuk jemi për të prekur armët, sepse jemi konservatorë demokratë. Por duhet ta kalojmë në fazën më ekstreme në një shtet ku nuk ekziston fare institucioni. Ftesa ime është për të gjithë deputetët e opozitës ta nisin me gjithë familjarët e tyre që të krijojmë frymën të vijmë të gjithë nga pas. Të dalim në shesh, të mbajmë fjalime, të pijmë kafe, ë ikim në shtëpi, Rama rri dhe 100 vjet të tjera”- tha Gashi.

Ndërsa u përqendrua tek perceptimi publik duke thënë se për të rrëzuar tezën e ngritur se zyrtarë të opozitës janë të lidhur me Ramën, duhet që të ketë veprime konkrete me greva.

“Perceptimi publik, duam apo s’duam ne, është se një pjesë e mirë e opozitës është e kapur nga Edi Rama. Kemi mundësinë me greva të ngrejmë frymën e të tregojmë se nuk jemi dhe po hidhet baltë drejt nesh”- shtoi pedagogu. Versus.al

Poll