Live Updates /

1587 banesa nën ujë nga përmbytjet, Rama: Shiu nuk largohet me shpifje, të gjitha hidrovoret në punë! Të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

*Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Komitetin e Emergjencave për të diskutuar mbi përmbytjen dhe situatën në vend të krijuar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që përfshinë territorin përgjatë 4 ditëve të fundit. *Rama nënvizoi se hidrovorët janë të gjithë në punë dhe se nuk është koha për të gjetur fajtorë të cilët sipas tij janë “imagjinarë” dhe të krijuar nga shpifjet e opozitës. Teksa dha shifra, tha se në të gjithë vendin mbi 13 mijë hektarë tokë bujqësore është në ujë, ndërsa 1587 banesa janë ende të përmbytura. *Megjithatë ai tha se krahasuar me qeverisjen e mëparshme, reagimi i strukturave shtetërore është në nivel tjetër dhe shtoi se do të ketë dëmshpërblim për banesat e përmbytura apo dëmet në bagëti. *E pranishme ishte edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku e cila dha informacion për situatën energjitike në vend dhe bëri me dije se pavarësisht problematikave, të gjitha akset janë të lira për qarkullim dhe u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të përdornin goma dimërore dhe zinxhirë për të qarkulluar në rrugë me prani ngricash. *Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se për të përballuar këto emergjenca civile janë në dispozicion 50 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Komitetin e Emergjencave për të diskutuar mbi përmbytjen dhe situatën në vend të krijuar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që përfshinë territorin përgjatë 4 ditëve të fundit. *Rama nënvizoi se hidrovorët janë të gjithë në punë dhe se nuk është koha për të gjetur fajtorë të cilët sipas tij janë “imagjinarë” dhe të krijuar nga shpifjet e opozitës. Teksa dha shifra, tha se në të gjithë vendin mbi 13 mijë hektarë tokë bujqësore është në ujë, ndërsa 1587 banesa janë ende të përmbytura. *Megjithatë ai tha se krahasuar me qeverisjen e mëparshme, reagimi i strukturave shtetërore është në nivel tjetër dhe shtoi se do të ketë dëmshpërblim për banesat e përmbytura apo dëmet në bagëti. *E pranishme ishte edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku e cila dha informacion për situatën energjitike në vend dhe bëri me dije se pavarësisht problematikave, të gjitha akset janë të lira për qarkullim dhe u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të përdornin goma dimërore dhe zinxhirë për të qarkulluar në rrugë me prani ngricash. *Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se për të përballuar këto emergjenca civile janë në dispozicion 50 milionë euro nga buxheti i shtetit.

4 Postime
15 ORE ME PARE

"Të gjitha rrugët, të aksesueshme", Balluku thirrje shoferëve: Përdorni goma dimërore ose zinxhirë

1587 banesa nën ujë nga përmbytjet, Rama: Shiu nuk largohet me

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku në mbledhjen e komitetit të emergjencave foli për situatën në vend pas reshjeve të dendura të shiut duke nisur nga gjendja në HEC-e e deri tek qarkullimi rrugor.

Ndërsa nënvizoi se në disa rrugë ka patur rënie inertesh, Balluku tha se të gjitha akset rrugore kombëtare janë të kalueshme.

“Akset rrugore janë të gjitha funksionale. I referohem akseve kombëtare, jemi në dijeni se ka patur problematika në akse rurale që mirëmbahen nga bashkitë. Kryesisht ka patur inerte që kanë zbritur nga skarpatet e maleve madje edhe në rrugë të konsoliduara prej vitesh siç është aksi nga Gjirokastra në Tepelenë. Fakti që kemi patur shumë zjarre, fakti që ka mungesë bimësie në zonën e jugut e ka bërë sfiduese situatën për mirëmbajtjen e rrugëve, megjithatë i gjithë territori është i aksesueshëm”- tha Balluku.

Ndërsa u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që të rrisin kujdesin dhe të përdorin goma dimërore ose zinxhirë për të qarkulluar në akse me prezencë ngricash.

“Do përfitoja nga rasti të bëja një thirrje duke qenë se temperaturat janë ulur ndjeshëm orët e fundit. Kërkohet që të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët aksesojnë zona ku ka prezencë ngrice apo dëbore duhet të përdorin gomat e dimrit ose zinxhirët sipas rastit dhe kërkesës. Është e domosdoshme pasi vërejmë se nuk ka sensibilizim përsa i përket përdorimit të gomave të dimrit”- shtoi zv.kryeministrja. Versus.al

16 ORE ME PARE

“Shqipëria sot është krejt tjetër”, Rama: Më përpara një shi i zakonshëm bënte ujë dynjanë

1587 banesa nën ujë nga përmbytjet, Rama: Shiu nuk largohet me

Gjatë mbledhjes së komitetit të emergjencave, kryeministri Edi Rama ka risjellë në vëmendje ato që ai i konsideroi fakte nga e shkuara para se PS të vinte në qeveri. Sipas tij, Shkodra ka qenë qarku më i prekur, por nuk është përmbytur si në kohën kur PD ishte në qeveri.

“Niveli i lumit Buna nuk ka arritur në nivelin kritik tek kapërdredhësi i Shirgjit duke shmangur në këtë mënyrë shkarkimin e ujit të lumit Buna në Shirgj dhe përmbytjes masive të zonës në Shkodër si në kohërat kur qeverisnin aleatët e shiut dhe ajo zonë përmbytej rregullisht edhe pa nevojën e reshjeve të mëdha të kësaj natyre.

Shkodra ka qenë qarku më i prekur nga reshjet ku janë regjistruar shifra konstante mbi 200 mm në 24 orë. Dua të informoj me këtë rast se përpara fillimit të sezonit drejtoritë e ujitjes dhe kullimit kanë siguruar gatishmërinë e hidrovoreve”- tha Rama.

Ndërsa theksoi nevojën për përmirësim, kreu i qeverisë tha se sot strukturat përkatëse të vendit reagojnë krejt ndryshe nga më parë. Më tej siguroi qytetarët e prekur nga përmbytjet se do të marrin dëmshpërblimet e caktuara si për banesat ashtu edhe për gjënë e gjallë.

“Patjetër që ka mësime për të njerrë, por e vërteta është se nëse reshjet e ditëve të fundit përmbyten njësoj vende në rajon, Shqipëria nuk reagoi si dikur kur edhe një shi i zakonshëm bënte ujë dynjanë sepse sot Shqipëria është krejt tjetër. Reagimi është krejt tjetër dhe mbrojtja e garancitë për familjet e dëmtuara janë krejt tjetër. Kur erdhëm në qeveri në malin e borxheve që na lanë trashëgim aleatët e shiut ishte një pjesë e tërë borxhesh nga përmbytjet e zonës së Shkodrës. Ne i shlyem një më një dhe nuk hymë më në asnjë borxh të tillë.  Dua të siguroj edhe të dëmtuarit e kësaj here se ne do të qëndrojmë me dinjitet njerëzot, shtetëror e politik çdo detyrimi ndaj tyre qoftë për banesat qoftë për gjënë e gjallë”- shtoi ai. Versus.al

16 ORE ME PARE

Situata në vend, Rama: Këto janë pasojat kur hedhim plehrat rrugëve apo kur u vëmë zjarrin pyjeve

1587 banesa nën ujë nga përmbytjet, Rama: Shiu nuk largohet me

Kreu i qeverisë, Edi Rama përsëriti sërish faktin se bllokimi i kanaleve kullues dhe dalja nga shtrati i lumenjve, lidhet edhe me papërgjegjshmërinë në hedhjen e mbetjeve.

Sipas tij ndryshimet klimatike sjellin pasoja edhe më të mëdha kur ndihmohen nga këto faktorë si dhe nga djegia e pyjeve gjatë verës.

“Patjetër që kur ne vazhdojmë të hedhim plehrat rrugëve apo kur vazhdojmë t’u vëmë zjarrin pyjeve, pasojat e gjithë këtij ndryshimi klimatik rëndohen edhe më shumë. Siç ndodhi në Shkozet prej prurjes marramendëse të plastikës së mbledhur rrugëve nga lumenjtë e dalë nga shtrati që taposi kanalet e mëdhenj kullues”- u shpreh Rama.

Ndërsa dha shifra për situatën ku ndodhet vendi, Rama tha se reshjet e rëna në këto 4 ditëe tejkalojnë mesataren e një muaji dhe kjo gjë ka bërë që strukturat të kapen të papërgatitura.

“Aktualisht në të gjithë vendin janë ulur sasitë e reshjeve të matura së fundmi, përjashtuar Durrësin ku janë regjistruar 41 mm shi, një punonjës i bashkisë u gjet i mbytur. Deri tani në rang vendi janë numëruar 1587 banesa me praninë e ujit, janë evakuuar 339 persona. Prania e ujit është konstatuar në 13.211 hektarë tokë bujqësore. Sasia e reshjeve ka qenë e jashtëzakonshme deri në 300 mm. Një fenomen ky që si rezultat i ndryshimit të klimës u bë gjithnjë e më pak i papritur”- shtoi kryeministri. Versus.al

16 ORE ME PARE

"Protestat nuk kthejnë lumenjtë në shtrat", Rama për përmbytjet në vend: Nuk duhen kërkuar fajtorë imagjinarë

1587 banesa nën ujë nga përmbytjet, Rama: Shiu nuk largohet me

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin e Emergjencave Civile pas situatës katastrofike në vend të krijuar nga përmbytjet pas reshjeve të dendura të shiut.

Fillimisht Rama u fokusua tek ato që i konsideroi “shpifje” nga opozita. Ai tha se pretendimet se hidrovoret nuk punojnë nuk janë të vërteta dhe se kjo gjë nuk ka lidhje me shkakun pse ka patur përmbytje. Sipas tij, e njëjta gjendje atmosferike ka prekur edhe vende të tjera dhe ka krijuar të njëjtat probleme.

“Shiu nuk ndalet me shpifje si ajo që nuk punojnë hidrovoret, lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta si ato që nuk kanë lidhje fare me arsyen pse përmbyten shtëpitë e ndërtuara në territore shumë vulnerabël. Retë nuk shpërndahen me slogane si ajo “të shpallet gjendja e jashtëzakonshme”. Këto janë reagime që ushqejnë nervozizëm e çoroditje. Në një situatë si kjo nuk kërkohen fajtorë imagjinarë, por ndihmohen njerëzit realë. Njerëzit nuk kanë nevojë për shpifje e teori konspiracioni, por për solidaritet. Kjo është gjendje atmosferike e zgjatur që nuk ka prekur vetëm Shqipërinë për ato arsye që ziejnë në 700 tenxheret politike mediatike shqiptare, por ka prekur Italinë, Greqinë, Malin e Zi, Kosovën e deri lart në Kroaci. I njëjti i ftohtë, i njëjti shi, kanë krijuar të njëjtën situatë të rënduar në tërësi për njerëzit”- tha Rama mes të tjerash. Versus.al

 

Poll