POLITIKË /

Lapaj, Shehaj dhe Qori refuzuan ftesën e tij, Berisha: Të presim deri nesër, dera është ende e hapur

Shkruar nga Versus

Lapaj, Shehaj dhe Qori refuzuan ftesën e tij, Berisha: Të presim deri

Ditën e nesërme, kreu i PD Sali Berisha do të mbledhë tryezën me përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile për t’u dakordësuar mbi krijimin e një fronti të gjerë për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Por krerët e partive të reja opozitare refuzuan më herët ftesën e tij. I pyetur në konferencën e sotme për këto refuzime, Berisha tha se dera mbetet e hapur për këdo që e ndjen veten opozitar.

“A mund t’i paragjykoj unë ato, pa u mbledhur tryeza. Po ja që mundet të ndryshojnë mendim, dhe pastaj ç’ngelet nga fjala ime. Prandaj dera është e hapur, tryeza është e hapur dhe të gjithë ata që e ndjenjë veten opozitar, janë të mirëpritur.

Kjo ka vetëm këtë qëllim, një front sa më të gjerë për përmbysjen e kësaj qeverie. Prandaj dhe unë nuk bëj asnjë koment, për komentet që janë bërë ditët para tryezës”- u shpreh Berisha. Versus.al

Poll