AKTUALITET /

EMRAT/ Skandali i korrupsionit në AZHBR, pezullohen nga detyra gjashtë inspektorë

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Skandali i korrupsionit në AZHBR, pezullohen nga detyra gjashtë

Korrupsioni në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vijon të ngrejë shqetësime serioze duke abuzuar me fondet që janë në funksionin të fermerëve të ndershëm.

Kësaj here gjashtë inspektorë të AZHBR-së dhe drejtorisë së bujqësisë kanë abuzuar me fondet e Skemës Kombëtare, për këtë arsye togat e zeza të Gjykatës së Rrethit Korçë, kanë pezulluar nga detyra punonjësit e këtyre dy drejtorive. Pas denoncimeve të fermerëve drejtoria e policisë së bashku me prokurorinë e Korçës nisën hetimet.

Mësohet se inspektorët e terrenit para se të shpallnin fitues fermerin, në mënyrë artificiale rrisin numrin e matrikujve të gjësë se gjallë, ku paratë e matrikujve pa kafshë i përfitonin vetë inspektorët e terrenit që bëjnë verifikime në ferma.

Konkretiksht tre prej të pezulluarve, Alfred Bakalli, Andrea Miha dhe Julian Zgura, kishin si detyrë verifikonin të numrit e krerëve të gjësë së gjallë në terren, më pas bëheshe likujdimi i fermerëve nëpërmjet Skemës Kombëtare në llogarinë bankare të fermerit, buxhet ky që shpërndahet nga drejtoria e përgjithshme e AZHBR, që si titullarë mban Ardita Kuçin.

Ndërkohë, masë pezullimi është dhënë edhe për punonjësit:

Entela Gjata, punonjëse e degës së AZHBR Pogradec, Ermal Ibri, veteriner i AKVMB, Dritan Cela, veteriner i AKVMB Elbasan.

Përveç pezullimit, Prokuroria u ka caktuar të dyshuarve edhe masën e detyrimit për t’u paraqitur pranë organit të akuzës deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Kjo nuk është hera e parë që drejtoria e AZHBR përfshihet në skandale korrupsioni, ku paratë e njerëzve të tokës shkojnë tek personat që janë larg bujqësisë, por afër me drejtuesit./TCH

Poll