Live Updates /

1.3 ton drogë drejt Italisë, goditen klanet shqiptare, kapet dhe agjenti që i ndihmonte! Sekuestrohen 3 mln €, shifrat mbaheshin në fletore

*SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe me informacione të agjencive franceze e angleze, ka goditur një grup kriminal të përbërë nga klane të ndryshme shqiptarësh të cilët kishin arritur të trafikonin nga Amerika Latine në Evropë sasinë prej 1.3 tonësh kokainë e heroinë. *Në total janë lëshuar 24 masa sigurie, prej të cilave 10 janë ekzekutuar në Breshia të Italisë. Ndërsa në Shqipëri është arrestuar, Igli Haxhiaj agjenti i antiterrorit i cili dyshohet se ka dekonspiruar operacionet e policisë dhe ka ndihmuar grupet kriminale që ta transportonin drogën jashtë vendit, kryesisht drejt Italisë. *Në total janë sekuestruar pasuri me vlerë 3 milionë euro, prej të cilave 500 mijë euro ‘cash”. Grupet kriminale e transportonin drogën me autobusë e kamionë nga Shqipëria, ndërsa shënimet mbaheshin në fletore. Në total po hetohen 49 persona, prej të cilëve 46 janë shqiptarë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

4 Postime
1 ORE ME PARE

Me puro e byzylyk floriri, del FOTO e agjentit të Antiterrorit që ndihmonte grupet kriminale

1.3 ton drogë drejt Italisë, goditen klanet shqiptare, kapet dhe
Igli Haxhiaj

Është publikuar fotoja e Igli Haxhiajt, agjentit të Antiterrorit i cili u arrestua falë një operacioni të përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve italiane për goditjen e klaneve shqiptare që dyshohet se kanë trafikuar plot 1.3 tonë kokainë e heroinë nga Amerika Latina drejt Italisë dhe vendeve të tjera të BE.

Igli Haxhiaj i cili u arrestua nga AMP me urdhër të SPAK, akuzohet për disa vepra penale, nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre ndërsa dyshohet se gjatë periudhës që ka kryer veprat penale, të ketë qenë pjesë e skuadrës së Operacionales. Versus.al

2 ORE ME PARE

I infiltruari i grupeve shqiptare për të nxjerrë drogën drejt Italisë, agjenti i Antiterrorit në kurs për t’u rritur në gradë

1.3 ton drogë drejt Italisë, goditen klanet shqiptare, kapet dhe

Igli Haxhiaj është oficeri i policisë i cili u jepte ndihmë klaneve shqiptare që të mund të kalonin drogat e forta si heroina e kokaina nga Shqipëria drejt Italisë.

Ai akuzohet si i lidhur me grupin e goditur gjatë operacionit të SPAK me palën italiane, ndërsa dyshohet se ka kryer disa vepra penale, nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Veprën dyshohet se e ka kryer në kohën kur ishte agjent i operacionales ndërsa aktualisht është në akademi për një kurs trajnimi 3 mujor për të marrë gradën e agjentit të antiterrorit. Ekzekutimi i masës ndaj oficerit të policisë është bërë nga AMP-ja. Versus.al

2 ORE ME PARE

1.3 ton drogë drejt Italisë, goditet klani shqiptar! Shënimet i bënin në fletore, 3 mln € të sekuestruara, kapet dhe agjenti i antiterrorit (EMRI)

1.3 ton drogë drejt Italisë, goditen klanet shqiptare, kapet dhe
Shuma parash të sekuestruara nga autoritetet italiane

Detaje të tjera janë zbuluar nga operacioni që Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar së fundmi në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese italiane, franceze dhe angleze.

Mësohet se janë lëshuar 24 masa sigurie dhe janë sekuestruar 3 milionë euro cash. Operacioni është shtrirë në Itali e Shqipëri ku grupi kishte degën operative dhe bazën e veprimeve. 10 persona janë arrestuar në flagrancë në Breshia. Në Shqipëri me urdhër të SPAK është arrestuar Igli Haxhiaj, agjenti i antiterrorit i cili dekonspironte operacionet dhe bashkëpunonte me grupin që drejtohej nga klane shqiptare.

Bëhet fjalë për kalimin e 1.3 ton kilogramëve kokainë e heroinë nga Amerika Latine drejt vendeve të Evropës duke patur si bazë kryesore Shqipërinë. Droga dërgohej në Itali kryesisht me kamionë, shoferët e të cilëve ishin bashkëpunëtorë të grupit kriminal. Por, ka raste edhe kur droga transportohej me autobusë. Ajo çfarë u zbulua gjatë operacionit ishte se edhe shënimet për ngarkesat e drogës bëheshin me dorë nëpër fletore ku emërtoheshin vendet se ku do të magazinohej lënda narkotike. 

1.3 ton drogë drejt Italisë, goditen klanet shqiptare, kapet dhe
Shënimet për drogën

Në total po hetohen 49 persona, 46 prej të cilëve janë shqiptarë. Ngarkesa me 130 kg kokainë e heroinë është sekuestruar dhe vlera e saj dyshohet se i kalon 12 milionë euro. Versus.al

4 ORE ME PARE

SPAK operacion të përbashkët me autoritetet italiane, lëshohen 21 urdhër-arreste

1.3 ton drogë drejt Italisë, goditen klanet shqiptare, kapet dhe

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar së fundmi një tjetër operacion ndërkombëtar në bashkëpunim me autoritetet italiane të Breshias. Në total janë lëshuar 21 urdhër-arreste për goditjen e një grupi që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Deri më tani dyshohet se operacioni lidhet me atë të ditës së djeshme ku mes 28 të arrestuarve gjatë operacionit në Itali, ishin edhe 6 shqiptarë, njëri prej të cilëve, Artur Hoxhosmani i cili prej korrikut mbahet i arrestuar në Shqipëri për trafikun e 6 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës.

Grupi kriminal bashkëpunonte me mafian italiane Ndragheta për trafikun e drogës, ndërsa duket se operacioni është ende në vijim në Shqipëri. Versus.al

Poll