
Zhvillimet e reja brenda Partisë Demokratike, po krijojnë një retorikë për një mundësi që Sali Berisha të tërhiqet nga drejtimi i partisë, ndërkohë që vendin e tij mund ta zërë vajza e tij, Argita Malltezi.
Ky skenar po përshkruhet si një formë “riciklimi brenda familjes” dhe ka nxitur debate mes analistëve dhe strukturave të partisë.
Së fundmi ishte dhe gazetari Reldar Dedaj, i cili e hodhi dhe si i ide.
I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2CNN, duke komentuar situatën pas dështimit më të fundit elektoral të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme vendore, ai u shpreh se ka ardhur koha që Berisha të largohet nga drejtimi i partisë, duke sugjeruar që vendin e tij ta marrë e bija, Argita Malltezi.
Dedaj gjithashtu deklaroi se Gazment Bardhi ka ndarë në dysh grupin parlamentar të PD-së dhe shtoi se ai “po tërheq partinë drejt agjendës së tij personale”.
“Kush është ky individ që e ndan në dysh grupin parlamentar të Partisë Demokratike, për çfarë interesash? Gaz Bardhi ka një rol që vjen si pasojë e konjukturave politike dhe asaj çfarë i ka dhënë në një kohë të vështirë Sali Berishës për të marrë PD-në, por nuk vjen si politikan i votës. Sjellje të tilla i atribuohen politikanëve të votës.
Mbi të gjitha, politikanëve që shkojnë e kandidojnë në qytetin e tyre. Është i vetmi politikan që nuk ka kandiduar asnjëherë në qytetin e tij, ka kandiduar në Fier dhe Elbasan, vetëm në Kavajë jo”, tha Dedaj.
“Nuk vjen si produkt i votës dhe imponon e tërheq zvarrë PD-në drejt agjendës së tij personale”, shtoi gazetari./Versus.al
