
Gjatë konferencës së sotme me mediat, kryeministri Edi Rama u pyet edhe lidhur me anulimin e projektit të ndërtimit të portit të ri në Porto Romano. Ai mohoi që të ketë patur presion nga ndërkombëtarët për anulimin e projektit, ndërsa nuk shpjegoi faktorët konkretë që kanë ndikuar, por përmendi se edhe krimi i organizuar nuk e mirëpret diçka të tillë.
Pjesë nga intervista:
Rama: Unë e thashë dy herë që tërheqja e kompanisë është argumentuar me krizën dhe nuk kemi asnjë të dhënë që mund të na japë idenë se këtu mund të ketë patur ndonjë presion. Por është e siguritë që faktorë të ndryshëm për çështje interesash të ndryshme nuk e mirëpresin ndërtimin e një porti të ri. Kjo është luftë ekonomike, tregtare, luftë e brendshme interesash që thashë ata që merren me trafiqet nuk e mirëpresin diçka të tillë një port sigurie të lartë
Gazetarja: Pra është krimi i organizuar që ju ka bërë presion? A mund t’ja shpjegoni publikut se çfarë do të ndodhë se ky është projekt i sigurisë kombëtare?
Rama: Jo! Do ia shpjegoj kur të jemi gati dhe do jemi gati shumë shpejt. Po përgatisim hapin tjetër, por nuk flasim dot derisa ta jemi gati. Versus.al

