MAGAZINË /

"Shto ujë e shto miell", Kryemadhi për kostot e filmit: Morëm kredi, shpresoj ta shlyejmë me biletat

Shkruar nga Versus

"Shto ujë e shto miell", Kryemadhi për kostot e filmit:

Filmi i Monika Kryemadhit u publikua mbrëmjen e djeshme në kinema, ku pati pjesëmarrës të shumtë për të ndjekur premierën. Në një intervistë për Vip Magazine, Monika Kryemadhi ka folur për kostot e filmit, duke zbuluar se kanë marrë edhe kredi për të përballuar shpenzimet.

Ndërsa shtoi se pret që të shlyejë kredinë me të ardhurat nga shitja e biletave.

“Akoma nuk kemi bërë një bilanc, se e kemi bërë me shto ujë e miell. Dje prapë kemi paguar për të blerë disa gjëra. Ka qenë produkt që do ulemi ta mbledhim, kemi marrë një kredi për filmin dhe shpresojmë që biletat që do shiten ta shlyejnë. Nuk ka ndonjë buxhet të madh. Na kanë ndihmuar edhe njerëz të tjerë që nuk na kanë marrë qera për makinat apo ambientet”- u shpreh Kryemadhi. Versus.al

Poll