
Pas fjalimeve të mbajtura nga qytetarë, aktivistë, personazhe publikë dhe eurodeputetja italiane, mijëra protestues të mbledhur para kryeministrisë vijuan me marshimin e tyre nëpër rrugët e Tiranës.
Me thirrjet për të mos u dorëzuar dhe për të vijuar rezistencën, qytetarët mbyllën edhe ditën e 28-të të protestës që vijon pa ndalim me kërkesë kryesore tanimë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit iu drejtuan edhe SPAK-ut me kërkesë për të nisur hetimet ndaj Ramës, Berishës dhe ministrave të qeverisë. Versus.al

