Live Updates /

Protesta e 28-të në Tiranë, kërkohet dorëheqja e Ramës, protestuesit: SPAK ta hetojë! Eurodeputetja: Rroftë revolucioni!

*Mijëra protestues marshuan nga sheshi “Skënderbej” drejt sheshit para kryeministrisë për ditën e 28-të të protestës. *Me banderolën ku shkruhej “Çështja Çame kërkon veprim jo fjalë”, protestuesit bënë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të klasës së vjetër politike. *Pavarësisht qëndresës së paprecedentë të mijëra protestuesve të cilët kanë mbushur sheshin për 28 ditë me radhë, kryeministri ka deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe se projekti për Zvërnecin do të vijojë. *Në protestën e sotme mbajti fjalën edhe eurodeputetja italiane Ilaria Salis e cila bëri thirrje që Shqipëria të mos trajtohet si park lojërash për pasanikët.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Mijëra protestues marshuan nga sheshi “Skënderbej” drejt sheshit para kryeministrisë për ditën e 28-të të protestës. *Me banderolën ku shkruhej “Çështja Çame kërkon veprim jo fjalë”, protestuesit bënë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të klasës së vjetër politike. *Pavarësisht qëndresës së paprecedentë të mijëra protestuesve të cilët kanë mbushur sheshin për 28 ditë me radhë, kryeministri ka deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe se projekti për Zvërnecin do të vijojë. *Në protestën e sotme mbajti fjalën edhe eurodeputetja italiane Ilaria Salis e cila bëri thirrje që Shqipëria të mos trajtohet si park lojërash për pasanikët.

6 Postime
4 MINUTA ME PARE

"Nesër më shumë, me datë 4 masivisht", mbyllet protesta, qytetarët marshojnë nëpër Tiranë

Protesta e 28-të në Tiranë, kërkohet dorëheqja e

Pas fjalimeve të mbajtura nga qytetarë, aktivistë, personazhe publikë dhe eurodeputetja italiane, mijëra protestues të mbledhur para kryeministrisë vijuan me marshimin e tyre nëpër rrugët e Tiranës.

Me thirrjet për të mos u dorëzuar dhe për të vijuar rezistencën, qytetarët mbyllën edhe ditën e 28-të të protestës që vijon pa ndalim me kërkesë kryesore tanimë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit iu drejtuan edhe SPAK-ut me kërkesë për të nisur hetimet ndaj Ramës, Berishës dhe ministrave të qeverisë. Versus.al

51 MINUTA ME PARE

“Modele që bazohen mbi korrupsion”, eurodeputetja italiane në protestë: Shqipëria s’është park lojërash për pasanikë

Protesta e 28-të në Tiranë, kërkohet dorëheqja e

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbajti fjalën e saj gjatë protestës para godinës së qeverisë në Tiranë ku tha se Europa ndodhet këtu dhe jo në Bruksel. Ajo bëri thirrje për mbrojtjen e ishullit të Sazanit dhe lagunës së Nartës duke nënvizuar se këto bukuri natyrore nuk duhet të bëhen park lojërash për pasanikët.

“Europa nuk është në Burksel, Europa është këtu. Është Europa më e mirë kjo, sepse populli me trupin, inteligjencën, nevojat ëndrrat me të drejtën për të vendosur për të ardhmen po ngrihet në këmbë. Sot populli, Shqipëria, bukuria e trashëgimisë natyrore nuk janë plaçkë për tu shitur tek shitësi më i mirë, ishulli i Sazanit dhe laguna e Nartës duhet të qëndrojnë të mbrojtura për të gjithë. Dhe këto nuk duhet të bëhen parku i lojërave për pasanikë. Ky është model që duhet kundërshtuar sepse bazohet mbi korrupsion, privatizime dhe interesat e më të fuqishmëve. Gjëra të tilla ndodhin kudo në Europë dhe në të gjithë botën. Ajo që po bëjmë ne sot, është shumë e rëndësishme, sepse këtu po bëhet historia, po hapet rruga për të gjithë popujt me trimëri. Një shembull që na fton të marrim dorë fatet tona në duart tona dhe mos të lejojmë që oligarkitë të vendosin për ne sepse Shqipëria nuk është në shitje, bota nuk është në shitje. Te drejta e personave, natyrës duhet të vijnë para parasë dhe oligarkive. Rroftë revolucioni i flamengove, rroftë Shqipëria”, tha ajo. Versus.al

 

1 ORE ME PARE

“SPAK bëhu heroi ynë”, protestuesit: Mundëso që revolucioni të ndodhë paqësisht, heto Ramën, Berishën e ministrat

Protesta e 28-të në Tiranë, kërkohet dorëheqja e

Një protestues i ka bërë thirrje SPAK që t’i ndihmojë që revolucioni për “Shqipërinë e re” të ndodhë paqësisht. Ai bëri thirrje që të hetohet kryeministri Edi Rama, ministrat, por edhe Sali Berisha.

Protestuesit kanë kërkuar edhe ndihmën e Prokurorisë së Posaçme për të bërë të mundur atë që e konsiderojnë si “revolucion” për spastrimin e klasës politike. Njëri prej qytetarëve në protestë, i ka kërkuar SPAK-ut që të kthehet në “hero” për fëmijët e vendit dhe të hetojë kryeministrin Edi Rama, kryedemokratin Sali Berisha dhe ministrat e qeverisë.

“Thirrje SPAK që ta bëjnë të mundur që ky revolucion të ndodhë paqësisht. Sot SPAK e ka mundësinë që të bëhet hero për fëmijët tanë, që kur fëmijët tanë të rriten dhe të gëzojnë Shqipërinë e re të kenë heronj prokurorët e SPAK. Hetoni Edi Ramën, ministrat në afera korruptive, çojini në burg, pasi arrestimi i Ramës do i hapte rrugë procesit dhe Shqipërisë së re. Patjetër edhe Berishës”, tha një protestues. Versus.al

 

2 ORE ME PARE

"Merrni hak për atë që na bënë neve", qytetari thirrje të rinjve: Tërheqja nga protesta do ishte vetëvr*sje

Protesta e 28-të në Tiranë, kërkohet dorëheqja e

Ndërkohë që njerëzit vijonin të grumbulloheshin për protestën e sotme para qeverisë ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, njëri prej qytetarëve foli për mediat duke shprehur revoltën e tij ndaj sistemit të krijuar nga dy partitë kryesore politike.

Ai tha se nuk ka patur kurrë dallime mes këtyre dy partive dhe se e gjitha ishte bërë për të mashtruar popullin me pretendimin e rënies së komunizmit. Ndërsa shtoi se tërheqja nga protesta do të ishte një “vetëvrasje”.

“Këta gatuan një brum që ishte i ngrënshëm për 5% dhe shumë i hidhur për pjesën tjetër të shqiptarëve. Unë mendoj se kjo protestë do të krijojë një brum që do jetë i ngrënshëm për 90% të shqiptarëve. Atë që nuk bëmë dot ne 30 vite më parë se na gënjyen, duhet ta bëjnë këta të rinj. Duhet të marrin hak për atë që na bënë neve. Edhe këta të rinj nuk duhet të tërhiqen kurrë, tërheqja nga kjo protestë është vetëvrasje. Ai duhet të bjerë dhe do të bjerë se nuk ka çfarë bën më. Kur një popull nuk të do, njeriu duhet të tërhiqet”- tha qytetari. Versus.al

4 ORE ME PARE

Rezistenca e protestuesve, qytetari shtrihet para kryeministrisë deri në largimin e Ramës

Protesta e 28-të në Tiranë, kërkohet dorëheqja e

Ndërkohë që sot pritet të mbahet protesta e 28-të e qytetarëve për largimin e kryeministrit Edi Rama, një qytetar është bërë viral nga protesta e së premtes pasi është shtrirë para kryeministrisë me jastëk e batanije. Akti është simbolik për të treguar rezistencë deri në plotësimin e kërkesave të protestuesve, mes të cilave edhe dorëheqja e Edi Ramës.

Nga ana tjetër kryeministri ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje, ndërsa është marrë personalisht me protestues të ndryshëm dhe influencerë që kanë folur për protestën. Versus.al

5 ORE ME PARE

Sot protesta e 28-të radhazi, eurodeputetët e PE paralajmërojnë praninë e tyre

Protesta e 28-të në Tiranë, kërkohet dorëheqja e

Protestat masive të qytetarëve të cilët bëjnë thirrje për rrëzimin e klasës së vjetër politike dhe të qeverisë aktuale, hyjnë sot në ditën e 28-të radhazi. Një detaj shumë i rëndësishëm për protestën e sotme është fakti se pritet të jenë të pranishme edhe disa eurodeputetë të Parlamentit Europian.

Deri më tani, eurodeputetja italiane Cristina Guarda e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” ka mbërritur në Tiranë ku bën me dije se po takohet me qytetarë të ndryshëm dhe aktivistë për të mësuar më shumë rreth kësaj lëvizje popullore të nisur prej rreth një muaji.

Edhe eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka konfirmuar se do të jetë e pranishme në protestë duke e cilësuar mbrojtjen e demokracisë, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e mjedisit si kauza me rëndësi të veçantë.

Organizatorët kanë bërë thirrje për praninë e qytetarëve nga diaspora dhe nga rrethet e vendit për protestën e 28-të ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Versus.al

Poll