Qindra banporë të Durrësit u mblodhën pasditen e sotme para bashkisë për të protestuar kundër vendosjes së parkimit me pagesë në rrugët e qytetit.
Protestuesit kundërshtojnë zbatimin e sistemit të parkimit me pagesë në zonat A dhe B, ku Bashkia pritet të nisë së shpejti aplikimin e tarifave. Në qytet këtë muaj ka nisur vijëzimi me blu i rrugëve kryesore të qytetit. Qytetarët thonë se ky vendim do ta rëndojë më shumë situatën e problematikave për parkimet dhe për buxhetin e qytetarëve.
Problem në qytet mbetet mungesa e transportit publik me standartet e kërkuara nga qytetarët duke i bërë makinat private një domosdoshmëri për zonat rurale dhe jo "luks". Versus.al

