Live Updates /

Samiti në Tiranë, Rama pret liderët e rajonit, batuta për Kurtin! Kryeministri: Në 2026-ën gati për identitetin digjital

*Në Tiranë u mbajt sot Samiti Growth Plan “Our Pathway to the EU” ku morën pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe komisionerja për zgjerimin, Marta Kos. *Teksa priste liderët e rajonit në hyrje të Pallatit të Brigadave, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët lidhur me situatën politike në vend pasi GJKKO pezulloi Ballukun nga detyra e saj. Ai zgjodhi të përgjigjej me batuta, ndërsa tha se nuk ishte vendi për të bërë pyetje të tilla. *Gjatë pritjes pati një moment me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin për të cilin u pyet nga gazetarët lidhur me marrëdhënien mes tyre. *Ndërsa në fjalën hapëse të samitit, Rama tha se Shqipëria nuk po kërkonte lëmoshë nga BE, por theksoi se vendi po përmbushte detyrimet dhe është gati për anëtarësim në BE. Më tej nënvizoi se duke nisur nga viti i ardhshëm identiteti digjital do të jetë një realitet për qytetarët shqiptarë përpara se BE ta ketë gati.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
1 ORE ME PARE

“Identiteti digjital përhapet në Shqipëri vitin tjetër”, Rama: E kemi gati para BE-së

Samiti në Tiranë, Rama pret liderët e rajonit, batuta për

Në nisje të samitit të mbajtur sot me liderët e rajonit në Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama foli për disa prej lehtësirave reale të qytetarëve në rast të anëtarësimit të vendit dhe rajonit tonë në Bashkimin Evropian.

Ai tha se duke nisur nga viti i ardhshëm do të hiqen tarifat Roaming mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.

“Deklaratat dhe pohimet kanë vlerë vetëm kur prekin jetët reale. Njerëzit nuk ndjejnë integrimin, por kostot më të ulëta, udhëtim më të lehtë. Kështu që sot më lejoni të rendis disa fakte konkrete si 7 dyer për t’u çelur mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Tarifat Roaming do të përfundojnë në 2026-ën. Qytetarët tanë do ta ndjejnë efektin drejtëpërdrejtë në xhepat e tyre”- u shpreh Rama.

Ndërsa më tej foli për teknologjinë dhe identitetin digjital duke thënë se në Shqipëri do të përhapet vitin e ardhshëm, përpara Bashkimit Evropian.

“Jam krenar të them se identiteti digjital në Shqipëri është gati dhe duke nisur nga viti tjetër do të përhapet dhe do bëhet pjesë e jetës tonë. Një identitet një akses, një jetë digjitale në mbarë rajonin dhe mbarë BE-në. kur BE të nisë me të, ne do jemi në pritje atje me BE-në. Pikëkalimet kufitare nga pengesa në motorë zhvillmi”- shtoi Rama. Versus.al

1 ORE ME PARE

Pas 'përplasjeve' në distancë, Rama pret Kurtin në Pallatin e Brigadave

Samiti në Tiranë, Rama pret liderët e rajonit, batuta për

Pjesë e samitit që mbahet sot në Tiranë mes liderëve të Ballkanit Perëndimor për planin e rritjes së BE, është edhe Albin Kurti, kryeministri ende në detyrë i Kosovës.

Në hyrje të Pallatit të Brigadave u prit nga kryeministri Edi Rama. Pavarësisht deklaratave dhe përplasjeve të fundit në distancë lidhur me çështjen e liderëve të UÇK-së, mes tyre pati buzëqeshje gjatë shtrëngimit të duarve.

Ndërsa pasi mikpriti Kurtin, Rama qëndroi për të pritur edhe liderët e tjerë të rajonit. Versus.al

1 ORE ME PARE

“Kjo hapni vendin se do hidhem, nuk funksionon”, Rama replikon me gazetarët teksa pret liderët e rajonit

Samiti në Tiranë, Rama pret liderët e rajonit, batuta për

Kryeministri Edi Rama ka patur disa momente replikash me gazetarët në Pallatin e Brigadave teksa priste mbërritjen e liderëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për samitin që mbahet sot në Tiranë me praninë edhe të komisioneres Marta Kos.

Rama u kërkoi gazetarëve që të respektonin momentin e pritjes së liderëve dhe që pyetjet që kishin t’i bënin gjatë konferencës.

“Kaq të vështirë e keni të respektoni? Këtu jeni për të parë ardhjen e të gjithë miqve sot në një ditë kaq të rëndësishme për këtë vend. Pastaj në konferencë shtypi mund t’ui bëni të gjitha pyetjet. Kjo hapni vendin se do të hidhem, nuk funksionon. Ai nuk u hodh asnjëherë, ai vetëm e thoshte”- u shpreh Rama mes të tjerash. Versus.al

Poll