
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 15 pasuri të dy vëllezërve me inicialet N.B dhe E.B si dhe të familjarëve të tyre. Shkak është bërë dyshimi mbi burimet financiare për ngritjen e këtyre pasurive pasi 2 vëllezërit rezultojnë të jenë dënuar për prodhim të lëndëve narkotike.
Organi i akuzës bën me dije se hetimet kishin nisur pas dyshimeve se N.B nëpërmjet familjarëve të tij kishte investuar në pasuri të ndryshme me anë të të ardhurave që kishte përfituar nga veprimtaria kriminale.
Rezultatet e hetimeve provuan se N.B ishte dënuar në Angli më 19 qershor të 2017-ës për prodhim të lëndëve narkotike ndërsa vëllai i tij është dënuar për të njëjtën vepër penale më 19 prill të vitit 2024.
Pasuritë e sekuestruara
1.Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 108.56m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit N.B;
2. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 18.04 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit N.B;
3. Pasuri e llojit garazh, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit E.B;
4. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 69.11 m2, Golem, Kavajë, në pronësi të shtetasit E.B;
5. Pasuri e llojit njësi, me sipërfaqe 136.1m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;
6. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 90.2 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;
7. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 25.33 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;
8. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 111.70 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases Z.B;
9. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 28.40 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases Z.B;
10. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 119.30 m2, Tiranë”, në pronësi të shtetasit K.B;
11. Pasuri e llojit apartamenti, me sipërfaqe 105,9 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases L.B;
12. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 24.60m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases L.B;
13. Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetasit E.B, deri në vlerën 205’029.41 (dyqind e pesëmijë e njëzetë e nëntë pikë dyzetë e një) Euro;
14. Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetasit K.B, deri në vlerën 100’000 (njëqindmijë) Euro; dhe
15. Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetases J.B, deri në vlerën 63’000 (gjashtëdhjetë e tremijë) Euro. Versus.al
