
Policia ka arrestuar 19 vjeçarin me inicialet E.R i cili ishte shpallur në kërkim që prej datës 23 nëntor të vitit të kaluar për plagosjen me thikë të një 18 vjeçari.
Arrestimi i tij është bërë në kryeqytet, ndërsa më pas u transportua për në komisariatin nr.2 ku do vijohet me procedurat e mëtejshme.
I riu plagosi me thikë adoleshentin pas një konflikti për motive të dobëta. Versus.al

