AKTUALITET /

Protesta në Durrës, qytetari: Paguajmë taksat por mungojnë kanalizimet

Shkruar nga Versus

Protesta në Durrës, qytetari: Paguajmë taksat por mungojnë

Njëri prej protestuesve para Bashkisë Durrës, u ankua se në Currila që prej katër ditësh vijojnë të jenë të bllokuar nga uji. Ai kërkoi që të investohet për kanalizime, sepse paguajnë taksat dhe bashkia e ka për detyrë të punojë për qytetarët.

“Në paguajmë minimalisht 3 milionë euro apo 4 milionë euro që bashkia e Durrësit mbledh. Paguajmë taksat por pusetat dhe kanalizimet janë akoma të bllokuara. Unë si administrator pallati kur njoftojnë ujësjellësin për një pusetë të bllokuar, nuk vijnë.

Currila është e gjitha e bllokuara, erdhi me punëtorët bëri 3-4 foto dhe u largua. Sa kohë që të kemi një administratë të blerë të shitur patronazhistë që paguhen nga taksat tona dhe nuk punojnë Durrësi do të përmbytjet Bashkë  me ujin duhet të largojmë edhe këta. Durrësi nuk ka investime, asnjë pastrim nga administrata.

Dalin vetëm për show nuk bëjnë asgjë. Kjo protestë ka nisur për përmbytjet por nuk do mbarojë deri në largimin e hajdutëve”, tha qytetari.

Gjithashtu tregoi se nuk janë bërë investime në qytet për të shmangur përmbytjet për shkak të reshjeve të shiut./Versus.al

Poll