Alda Klosi ish-shefe kabineti te Arben Ahmetaj në kohën kur ky i fundit ka qenë ministër u dënua me dy vite e gjashtë muaj burg për fshehje pasurie.
Veç fshehjes së pasurisë, Klosi shquhej edhe për vendosjen e gjobave ndaj bizneseve.
Mirëpo pas mbarimit të dënimit duket se Alda Klosi, benjaminia e Ben Ahmetajt i është rikthyer zakonit të vjetër të vendosjes së gjobave, shkuran LajmeTroç.
Ashtu sikundër sillej kur ishte vartëse e Ahmetajt, njëjtë vazhdon edhe sot duke bërë presione, madje edhe duke përmendur emrin e tij.
Denoncime të shumta vijnë nga bizneset për zonjën në fjalë e cila vijon të përdorë metodat e vjetra. E gjithë kjo në shërbim të ish – shefit të saj Arben Ahmetaj.
Mesa duket Alda Klosi nuk nxorri mësim nga burgu por vijon me të njëjtat presione ashtu sikurse bëntë kur ishte titullare në institucionin e drejtuar nga Arben Ahmetaj.
Janë jo të pakta rastet kur zonja në fjalë shkonte dhe merrej e kërcenonte grupet e KVO (Anëtarët e Komisionit të Ofertave) duke ushtuar presion.

