Në Gjykatën e Posaçme u mbajt sot seanca e radhës ndaj ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Plarent Dervishaj i cili akuzohet për organizimin e atentatit të ndodhur më 1 nëntor 2019 në Durrës ndaj makinës së ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku.
Dervishaj ka kërkuar që seancat gjyqësore të tij të mbahen me dyer të mbyllura me pretendimin se shumë prej deklaratave të dëshmitarëve janë shtrembëruar në publikimet e mediave.
Gjykata nuk e pranoi këtë kërkesë të dorëzuar nga avokatët e të pandehurit. Në këtë moment, Dervishaj u ka hequr avokatëve të drejtën për ta përfaqësuar në gjyq dhe është larguar nga salla.
“Bëjeni vetë gjyqin, prokurorin ja ku e keni. Nuk do të marrë më pjesë në gjyq”- mësohet të jetë shprehur Dervishaj.
Ndërsa prokurori i SPAK, Adnan Xholi ka kërkuar që seanca të vijojë duke u shprehur se është e drejta e të pandehurit që të jetë ose jo i pranishëm në sallën e gjyqit. Versus.al


