AKTUALITET /

Del fotoja, ky është babai i dy fëmijëve që u godit për vdekje nga betoniera

Shkruar nga Versus
Del fotoja, ky është babai i dy fëmijëve që u godit
Artur Deliu

Personi që shihni në foto është Artur Deliu, i cili humbi jetën gjatë punës në Itali. 36-vjeçarit u godit nga një hekur i mekanizmit të betonierës që po shkarkonte beton për ndërtimin e një banese në Corso Vittorio Veneto. Fatkeqësisht shqiptari humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy punëtor të tjerë mbetën të plagosur.

Ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Komuniteti i Pozzallo dhe më gjerë është sensibilizuar për të ofruar mbështetje konkrete për familjen e Artur Deliut. Ndërkohë policia po vijon të hetojë për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes.

 

Poll