
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Përmetit, ku një 68-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja gjatë kohës që ndodhej në mal.
Viktima është identifikuar si Syrja Karati, i cili ndodhej në malin Trebeshinë, në vendin e quajtur Zaçe Be, në momentin e tragjedisë.
Sipas të dhënave paraprake, i moshuari është goditur nga shkarkesë elektrike natyrore ndërsa ndodhej në terren malor, duke humbur jetën në vend.
Autoritetet po kryejnë verifikimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.Versus.al

