AKTUALITET /

"Nuk i njoh fare", vëllai i "Rrumit të Shijakut" flet për Plarent Dervishajn dhe Avdylajt: Kemi rënë viktimë e një situate pa lidhje

Shkruar nga Versus
"Nuk i njoh fare", vëllai i "Rrumit të Shijakut"
Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut)

Në seancën e sotme ndaj të pandehurve Plarent Dervishaj e Julian Meçe për atentatin e 2019-ën ndaj makinës së ish-prokurorit Arjan Ndoja, ka dhënë dëshminë edhe Vullnet Muça, vëllai i të Aleksandër Lahos (Rrumit të Shijakut) i cili mbeti i plagosur në atentat.

Ai tha se ngjarja u kishte rënë si bombë pasi nuk kishte patur konflikt me të dënuarin përjetë Redjan Rrajën apo Plarent Dervishajn e Julian Meçen për të cilët tha se nuk i kishte njohur më parë personalisht.

“Aleksandër Lahon e kam vëlla. Në 2019 e kanë plagosur, e kam parë nga televizori, isha në palestër. Më mbrapa mora vesh që la qenë në mjet me Andi Malokun, Arjan Ndojin, Po vinte nga rruga e plazhit. Pasi shkova në spital na ra si bombë se me këto palë nuk kemi pasur asnjë konflikt, ‘pse i bë, qysh u bë’. Sepse ai ka qenë shumë i aksidentuar, edhe sot është gati invalid. Ai thotë ‘na kanë gjuajtur nga mbrapa’, dhe një plumb e ka kapur në kokë, andaj ai s’mban mend asgjë. Doktorët thonë ka pësuar traumë. Jemi munduar të dimë të vërtetën, se me këta njerëz nuk kemi lidhje. Informacionet më të detajuara i ka shteti. Nuk mund ta di se nuk kemi pasur njeri më para. Kanë ardhur njerëz për vizitë.” tha ai.

Gjithashtu rrëfeu edhe për takimin me prokurorin Ndoja, i cili i kishte thënë që zbardhjen e së vërtetës mbi atentatin t’ja linin kohës. Ndërsa shtoi se me familjen e shoferit që mbeti viktimë njiheshin pasi ishin nga i njëjti fshat.

“Arjan Ndojën e kam takuar nja 2-3 herë. Ka thënë t’ia lëmë kohës, se nuk e dinim nga na kishte ardhur. Me familjen e Andi Malokut njihemi si bashkëfshatarë. Vëllai ka patur në përdorim një ‘Benz’ si rrumbullak, i zi. Bashkim Malokun, Zamir Çyrben i njoh si komshi. I kam takuar si bisedë tavoline, si na erdhi, nga na erdhi. Mesa di unë nuk e ka patur makinën në emër të tij. Në portin e Durrësit kam kunatin, Oraldo Muça që punon”- tha Vullnet Muça.

Ndërsa për një prej anëtarëve të bandës së Durrësit, Edmond Koçi “Mond Çekiçi”, i cili është një prej të ekzekutuarve, tha se ka patur njohje me të, po jo miqësi.

“Mond Çekiçin e kam njohur, jo ndonjë miqësi, por e kam respektuar, më ka respektuar.”, shtoi vëllai i “Rrumit” gjatë dëshmisë së tij.

Në një moment tjetër, avokati Ilia Ilia ka pyetur Vullnet Muçën se përse ishte arrestuar nga policia. Ai u përgjigj duke thënë se për disa punë pronësie duke pretenduar se nuk ka bërë asnjë falsifikim siç pretendon SPAK dhe se ndaj tij nuk ka asgjë të provuar.

Sa i takon lidhjeve me grupin kriminal të Astrit Avdylajt, Muça tha se njeh vetëm këtë të fundit, por jo persona të tjerë duke mohuar që të ketë bashkëpunuar me ta për tjetërsim pronash apo plane eleminimesh fizike.

Pjesë nga seanca:

“Më kanë dhënë ca dokumente. Jam arrestuar për pune ca mesazhesh, punë pronësie. Bashkim Haxhinë e njoh si emër në televizor. Nuk jam marrë më falsifikim të pronësisë. Janë dyshime, nuk është e provuar. Plaurent Dervishin e njoh si qytetar Durrësi, si kontingjent kriminal. Nga gojëdhënat thuhet se ka patur grup kriminal, por nuk më ka interesuar fare. Aldo Avdylin nuk e njoh. Nuk di a e njeh vëllai. Astrit Avdylin e njoh si çam nga Shijaku. Enea Kumen nuk e njoh. Alfred Dokën, nuk e njoh, nuk e kam idenë fare. Duhet me pyet vëllain a i njeh. Ermir Dedjan, mora vesh që kishte fisin aty nga televizori. Me Edmond Çekiçin kurrë s’kam pasur konflikt. Ermir Bregun nuk e njoh fare. Nuk kam komunikuar me Aldo Avdylin për ta vrarë. Ilir Kokalarin, kurrë se kam dëgjuar. Arjan Ndoja s’e di pse vinte në Sukth, nuk e mbaj mend ekzaktësisht sa vjet e njoh. Andi Maloku përfundoi si shofer nga Arjani. E di gjithë njerëzimi.”, tha ai.

Ilia Ilia, avokati i Plarent Dervishajt, e pyet dhe për faktin nëse e njihte gjyqtarin e vrarë, Skerdilajd Konomin.

Muça: Jo.

Avokati: Plarent Dervishi ka marrë prokurë nga Skerdilajd Konomi për regjistrimin e pronave?

Muçi: Jo.

Avokati: Sipërfaqja prej 40 mijë metrash katrorë, keni dijeni është bërë problem shtetëror?

-Jo.

Ilia Ilia: Stiven Mziun e njeh, ka marrë tokë nga vëllai juaj?

Muça: Mesa di unë, jo. Nuk e di për dosjet që u gjetën në makinën ku i plagos vëllai. Kjo është një situatë pa lidhje. Kemi ra viktimë edhe ne, edhe zotëria (Plarenti). Nga gojëdhënat që qarkullojnë në Durrës, flitet që ky ka qenë aktor i kësaj situate. Nuk kemi interesa pasurorë. Versus.al

Poll