
Tiranë- Policia ka arrestuar administratorin e një klinike dentare "Dental Turk" në zonën e Don Boskos ku u zbuluan ilaçe të skaduara me vlerë deri në 100 mijë euro të cilat nuk ishin zhdoganuar.
Në pranga ka rënë Adnan Yizdizoglu, 59 vjeç ndërsa janë vënë nën procedim penal, shtetasit L. S., 21 vjeçe dhe A. A., 42 vjeç.
Ndërkohë vijojnë hetimet për të përcaktuar dëmin ekonomik që i është caktuar shtetit, si pasojë e shmangies së detyrimeve tatimore nga kjo klinikë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







