AKTUALITET /

Vr*sja e shoferit të Arjan Ndojës, dëshmon pajtuesi i gjaqeve: Familja e Redjan Rrajës u betua në Kuran

Shkruar nga Versus
Vr*sja e shoferit të Arjan Ndojës, dëshmon pajtuesi i gjaqeve:
Andi Maloku, Redjan Rraja

Familja e Redian Rrajas, të dënuar me burg perjetë ka tentuar të shuaj hasmërinë përmes zakoneve te pajtimit te gjaqeve me familjen e Andi Malokut, shoferit të ish-prokurorit Arjan Ndoja që u vra gjatë një atentati me armë ndaj këtij të fundit dhe Aleksandër Lahos (Rrumit të Shijakut).

Të dhenat dolen gjate deshmisë së Beqir Bojas pajtues gjaqesh në gjyqin ndaj Plaurent Dervishaj e Julian Meçes per atentanin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksander Lahos i njohur si “Rrumi” ne vitin 2019 ne mbikalimin e shkozetit, ngjarje ku humbi jeten shoferi Andi Maloku.

Beqir Boja (pajtuesi i gjaqeve): Në 2019 kam jetuar në Kamëz, kam qenë kryetari i këshillit të komunës zallherr. Unë jam angazhuar me komisionin e pajtimit të gjaqeve. Asllan Rraja, me ka kërkuar që të negocioj më familjen e Genc Malokut.  Ai më kërkoi qe të negocioj per te birin Redian Rraja. I kam kërkuar familjes Rraja nëse kanë lidhje me këte ngjarje ata kanë bërë be në kuran që ne nuk kemi asnjëllojë dijeni për vrasjne e Andi Malokut.  Kemi pritur Gencin Malokun se ai nuk gjendjej në shtëpi i thashë që na ka dërgu familja  e Asllan Rrajës, Genc Maloku na tha sipas rregullit shqiptar keni afat tre muaj që të shohim si do shkoj e gjithë gjeja. Më pas ka pasur edhe një takim të dytë, Genci theksone se djali i është vrarë i pafajshëm në rrugë. Ne i kërkuam që të presi sa të shohim cdo të thotë drejtësia, pasi Asllani nuk ka mundur të lidhet me djalin që të marrë informacion. Do vazhdoj të kërkoj të drejtën tjeter. Ne i kërkuam sërish afat 3 muaj nuk e pranoi këtë kohë dhe caktuam më pas. Ky ka qenë takimi i fundit, më pas nuk jeni taku më. Nuk i njoh të pandehurit në sallë. Genci Maloku na dha garanci që për tre muaj nuk do merrte hak.

Dëshminë e dha gjatë seancës së sotme që zhvillohet në GJKKO ndaj Plarent Dervishajt e Julian Meçes si organizatorë të dyshuar të atentatit ku u qëllua me armë drejt automjetit të prokurorit, Ndoja duke vrarë shoferin e pafajshëm. Versus.al

Poll