AKTUALITET /

Sherr në Durrës, banorët pretendojnë për të shtëna, policia: Dy të pl*gosur, u goditën me qytën e pistoletës

Policia ka mohuar të ketë patur të shtëna, por thotë se dy të plagosurit janë goditur me qytën e pistoletës.

Shkruar nga Versus

Sherr në Durrës, banorët pretendojnë për të

Durrës- Një sherr mes disa personash ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.15 pranë një karburanti.

Për pasojë dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas goditjes me sende të forta dhe aktualisht po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Banorët kanë pretenduar se kanë dëgjuar të shtëna me armë, por policia ka sqaruar se njëri prej të përfshirëve në konflikt ka patur pistoletë dhe me qytën e saj ka goditur personat me të cilët kishte konflikt. Shërbimet e policisë kanë ndërhyrë për të shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në përplasje.

Armëmbajtja pa leje shfaqet edhe njëherë si problematikë serioze në vend, pasi ditën e djeshme u plagos me armë zjarri një 26 vjeçar në Tiranë pas një konflikti banal për parkimin. Versus.al

Poll