
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për atë që njihet si afera e Bankers Petroleum për të cilën dosja hetimore i ka kaluar SPAK-ut pas arrestimit të CEO-s kinez dh eish-drejtorit nën dyshimin e evazionit fiskal prej miliona eurosh.
Në emisionin “Të paekspozuarit”, gazetarja zbuloi se janë dy persona politikë që po hetohen për këtë aferë, njëri ish-ministër i qeverive Rama 1 dhe Rama 2 ndërsa tjetri deputet aktual i PS të cilët dyshohen si të përfshirë në disa vepra penale.
“Momenti i dytë, janë pesë gjyqtarë dhe prokurorë, që kanë patur çështje të Bankers dhe dyshohet se kanë marrë vendime për arsye korruptive. Ka edhe zyrtarë të tatimeve, po verifikohen nëse kanë patur rol për shmangien e tatimeve, që kompania të dilte me humbje. Këto janë fushat e veprimit ku është ndalur Prokuroria e Posaçme. Janë bërë shumë përgjime, gama e personave të hetuar do të jetë shumë e madhe. SPAK ende nuk i ka thirrur personat. Me sa duket prokuroria po sheh nëse do të mbajë të njëjtin qëndrim si Fieri për personat e parë të dyshuar. Mund të ketë mundësi për masa të reja për zyrtarët e lartë", deklaroi Lala duke mos përmendur emra konkretë. Versus.al







