AKTUALITET /

Denoncimi i fortë i babait të britanikës që vdiq në Shqipëri: Vajza ime ndërroi jetë në duart e një gangsteri shqiptar! Banda e tij më theu brinjët

Babai i Rebekës, George Gannon është shprehur për median britanike se kërkimi i së vërtetës për vdekjen e vajzës së tij prej tre vitesh i ka kushtuar pothuajse gjithçka.

Shkruar nga Versus

Denoncimi i fortë i babait të britanikës që vdiq në

Media britanike TheSun i ka kushtuar një artikull Rebeka Ganon e cila ndërroi jetë jetë teksa po eksploronte një anije të fundosur në Gjirin e Sarandës në shtator të 2022-in.

Babai i Rebekës, George Gannon është shprehur për median britanike se kërkimi i së vërtetës për vdekjen e vajzës së tij prej tre vitesh i ka kushtuar pothuajse gjithçka.

Ai pretendon se është dhunuar nga persona të lidhur me gangsterin që kishte organizuar udhëtimin fatal të vajzës së tij.

Ai tregon se ka mbetur me brinjë të thyera pasi, sipas tij, miq të pronarit të kompanisë së anijeve, Saimir Kushova, e kanë sulmuar teksa po dilte nga një restorant dhe e kanë kërcënuar se do ta vrisnin nëse nuk largohej nga vendi.

Pjesë nga shkrimi i TheSun:

Kur George Gannon u njoftua se vajza e tij, Beccie, kishte vdekur në një tragjedi të tmerrshme gjatë pushimeve, ai i la gjithçka pas dhe mori fluturimin e parë drejt Shqipërisë.

Por kërkimi i tij për të vërtetën i ka kushtuar pothuajse gjithçka. Babai i thyer nga dhimbja ka shpenzuar rreth 90 mijë paund duke pritur përgjigje; martesa e tij është në prag të shkatërrimit dhe sot ai pretendon se është dhunuar nga persona të lidhur me gangsterin që kishte organizuar udhëtimin fatal të vajzës së tij.

Ai tregon se ka mbetur me brinjë të thyera pasi, sipas tij, miq të pronarit të kompanisë së anijeve, Saimir Kushova, e kanë sulmuar teksa po dilte nga një restorant dhe e kanë kërcënuar se do ta vrisnin nëse nuk largohej nga vendi.

Këtë javë, familja e Beccie-s është përballur me një tjetër goditje, pasi gjyqi ndaj të akuzuarit është shtyrë për herë të gjashtë brenda 12 muajve.

George – i cili beson (në pretendime që ende nuk janë provuar) se vajza e tij ka vdekur për shkak të gabimeve të Kushovës – tha:

“Nuk do të dorëzohem kurrë. Nuk më intereson çfarë ndodh me mua. Asgjë nuk mund të më dëmtojë më shumë se vdekja e Beccie-s.

Nuk mund të filloj të vajtoj pa marrë drejtësi për të. Nuk kam derdhur ende asnjë lot – kam nevojë që kjo të përfundojë përpara se të mund të vajtoj siç duhet.”

Beccie, 29 vjeç, vdiq gjatë një zhytjeje në det me të dashurin e saj, Robert Kerans, teksa po eksploronin një anije të fundosur në Gjirin e Sarandës në shtator 2022.

Denoncimi i fortë i babait të britanikës që vdiq në

Ajo kishte bërë zhytje në mbarë botën dhe kishte zgjedhur udhëtimin e organizuar nga Kushova, i cili kishte gënjyer duke pretenduar se ishte kompania e vetme e miratuar nga qeveria shqiptare.

Brenda pak minutash nga hipja në anije, Rebecca dhe Robert dyshuan për kushtet e këqija të pajisjeve, përfshirë jelekët e shpëtimit të vjetër dhe bombolat e oksigjenit gjysmë bosh.

Prindërit e saj, George, 64 vjeç, dhe Gillian, 63 vjeç, nga Staffordshire, Angli, u njoftuan për vdekjen e vajzës kur dikush trokiti në derë, ndërsa ata po ndiqnin funeralin e Mbretëreshës Elizabeth.

George fluturoi menjëherë drejt Shqipërisë, ku për më shumë se një vit iu lut prokurorëve që të arrestonin Kushovën.

Policia më në fund e mori në pyetje, por pasi gjykata e la në gjendje të lirë me kusht, 49-vjeçari u arratis nga vendi.

Më pas, George mësoi se Kushova ishte dënuar me 15 vite burg në Norvegji për trafik droge.

Ai ishte pjesë e një grupi prej gjashtë personash të arrestuar në Husnes në vitin 2023, pasi kishin tentuar të nxirrnin 150 kilogramë kokainë nga një anije braziliane pranë brigjeve të Norvegjisë.

Grupi po zhytej për të marrë drogën e hedhur në det nga anija.

George rrëfen: “Kur shkova për herë të parë në Shqipëri pas vdekjes së Beccie-s, e shihja këtë njeri nëpër bare, duke qeshur me shokët e tij.

Policia shqiptare më thoshte të largohesha sepse mendonin se kisha ardhur ta vrisja. U thashë se drejtësia në Britani nuk funksionon kështu dhe se doja të përballesha me të në gjykatë.

Nuk mund ta besoja që e lanë me kusht. Ai thjesht nuk u paraqit më në polici dhe iku nga vendi.
Pastaj morëm vesh se ishte burgosur në Norvegji. Mënyra si jemi trajtuar është e tmerrshme.”

Dhunime fizike

George pretendon se është sulmuar tre herë nga persona të lidhur me Kushovën dhe me qendrën e tij të zhytjeve “Spiranca Diving Centre”.

Ai tregon: “Herën e parë, sapo dola nga një restorant, tre burra më zunë në rrugë. Më rrëzuan në tokë dhe filluan të më godisnin me grushta e shqelma.

Nuk kuptoja çfarë po thoshin sepse nuk flas gjuhën, por një person aty pranë që dinte anglisht më tha se thanë se ishin miq të Kushovës dhe se më mirë të largohesha nga vendi, ndryshe do më vrisnin.

Kam pësuar nofull të thyer dhe brinjë të thyera, por refuzoj të largohem pa e parë atë në burg për atë që i ndodhi vajzës sime.”

George jetoi për dy vjet në Sarandë, qytetin ku humbi jetën Beccie, dhe u kthye në Angli vetëm për Krishtlindje, për t’u rikthyer më pas në Shqipëri për disa seanca gjyqësore që u shtynë njëra pas tjetrës.

Denoncimi i fortë i babait të britanikës që vdiq në
Babai i Beccie-t, George, në Shqipëri.


Ai thotë se vdekja e vajzës ka vendosur një peshë të madhe mbi martesën e tij dhe familja është detyruar të mbyllë furrën e bukës që drejtonin, pasi bashkëshortja e tij nuk mund ta përballonte e vetme.

“Nuk ka qenë e lehtë për mua dhe Gillian-in sepse jemi duke vuajtur në mënyra të ndryshme,” – tregon George.

“Jemi ende bashkë, por e kemi të vështirë të flasim për atë që ka ndodhur, dhe unë ndjej se nuk mund të dorëzohem.

Kemi shpenzuar rreth 90 mijë paund për jetesën time këtu dhe për udhëtimet vajtje-ardhje dhe kemi humbur biznesin.
Vajza ime vdiq dhe askujt nuk i intereson. Nuk është shaka.

Po flasim për një shtetase britanike që erdhi për pushime në Shqipëri dhe nuk u kthye më, ndërsa i akuzuari po jeton në një burg të rehatshëm në Norvegji për një tjetër krim të rëndë.
Unë po përfaqësoj vetë veten në gjykatë sepse nuk kemi më mundësi të paguajmë avokat.
Nuk e di sa më shumë mund të duroj me gjithë këto shtyrje. Këtë herë, seanca u anulua sepse një nga dy avokatët e tij nuk mundi të vinte dhe unë nuk u njoftova për këtë përpara se të fluturoja sërish. Ku është drejtësia në të gjithë këtë? A mund të ma shpjegojë dikush? Nuk po arrij ta kuptoj.”

Dështimi i shpëtimit

Beccie, e cila kishte marrë pjesë në ekspedita zhytjeje në mbarë botën, ishte mësuar të zbriste deri në 30 metra thellësi, por u mbyt në vetëm shtatë metra ujë.

Denoncimi i fortë i babait të britanikës që vdiq në
Momenti kur Beccie u kthye në breg, por nuk mundi të shpëtohej


I dashuri i saj, i cili ishte dalë nga uji për shkak të problemeve me veshët, tha se ajo ishte ngritur në sipërfaqe “në panik dhe duke kërkuar ndihmë” përpara se të vdiste.

Dëshmitarët thanë se Kushova kishte kërcyer në ujë për ta shpëtuar, bashkë me pjesëtarë të tjerë të grupit. Ata tentuan ta ringjallnin me CPR ndërsa Robert shikonte i tmerruar.

Kushova është akuzuar për shkelje të rregullave të sigurisë në punë dhe punësim të një instruktorit të pa kualifikuar për zhytje.

Familja thotë se tashmë është caktuar një datë e re për gjyqin muajin e ardhshëm./The Sun 

 

Poll