AKTUALITET /

Mas*kra e Lushnjës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Bilbilit dhe Kaloshit! Mbeten të dënuar përjetë

Shkruar nga Versus
Mas*kra e Lushnjës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Bilbilit
Orges Bilbili (majtas), në mes organizatori Laert Haxhiu dhe i dënuari tjetër Anterio Kaloshi

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshi duke lënë në fuqi burgimin e përjetshëm për masakrën e 2017 në Lushnje. Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe avokati i të dënuarve Detar Hysi.

“Gjykata e Lartë nuk ka vlerësuar me objektivitet dhe në përputhje me ligjin shkaqet e rekursit të parashtruara nga ana jonë duke i dhënë këtij procesi nuanca privatizimi. Gjykata e Lartë ka cënuar rëndë sigurinë kombëtare, sigurinë e jetës dhe sigurinë e pronës”

Bilbili dhe Kaloshi vepruan me Laert Haxhiun që njihet si kreu i grupit akuzohen si autor të masakras së 2017 në Lushnje ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha dhe të plagosur Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku teksa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Ndërkohë për këtë ngjarje është dënuar përjetë edhe Laert Haxhiu në dy shkallë të gjyqësorit, ndërsa rekursi i mbrojtjes së tij në Gjykatën e Lartë është në pritje për tu shqyrtuar.

Shtetasi Laert Haxhiu, më datë 25.09.2016, ka plagosur me armë zjarri shtetasit Xhulio Shkurtin nipin e Aldo Bares dhe Saimo Xheliu. Lidhur me aktivitetin e këtij grupi kriminal, Artan Tafani një grabitës pike financiare në Astir, pas arrestimit të tij, u bë bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbardhur të paktën 6 ngjarje kriminale, ku Laert HAxhiu sipas tij ishte organizator, pjesmarrës ose porositës deklarime që çuan në goditjen e grupit të Haxhiut. Versus.al

Poll