POLITIKË /

“Identiteti digjital përhapet në Shqipëri vitin tjetër”, Rama: E kemi gati para BE-së

Shkruar nga Versus

“Identiteti digjital përhapet në Shqipëri vitin

Në nisje të samitit të mbajtur sot me liderët e rajonit në Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama foli për disa prej lehtësirave reale të qytetarëve në rast të anëtarësimit të vendit dhe rajonit tonë në Bashkimin Evropian.

Ai tha se duke nisur nga viti i ardhshëm do të hiqen tarifat Roaming mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.

“Deklaratat dhe pohimet kanë vlerë vetëm kur prekin jetët reale. Njerëzit nuk ndjejnë integrimin, por kostot më të ulëta, udhëtim më të lehtë. Kështu që sot më lejoni të rendis disa fakte konkrete si 7 dyer për t’u çelur mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Tarifat Roaming do të përfundojnë në 2026-ën. Qytetarët tanë do ta ndjejnë efektin drejtëpërdrejtë në xhepat e tyre”- u shpreh Rama.

Ndërsa më tej foli për teknologjinë dhe identitetin digjital duke thënë se në Shqipëri do të përhapet vitin e ardhshëm, përpara Bashkimit Evropian.

“Jam krenar të them se identiteti digjital në Shqipëri është gati dhe duke nisur nga viti tjetër do të përhapet dhe do bëhet pjesë e jetës tonë. Një identitet një akses, një jetë digjitale në mbarë rajonin dhe mbarë BE-në. kur BE të nisë me të, ne do jemi në pritje atje me BE-në. Pikëkalimet kufitare nga pengesa në motorë zhvillmi”- shtoi Rama. Versus.al

Poll