
Sot Tirana do të mirëpresë samitin “Growth Plan Our pathëay to EU”, ku do të mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor. E pranishme do të jetë edhe Marta Kos, komisionerja për zgjerimin e cila ka qenë që prej ditës së djeshme në Tiranë. Pritet të diskutohet rreth planit të rritjes, integrimit ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt tregut të BE.
Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe është planifikuar të nisë në orën 09:30. Pas 30 minutash kryeministri Edi Rama së bashku me komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, do të mbajnë fjalën hapëse për të vijuar më pas me punimet e samitit.
Ndërsa samiti do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët mes Ramës dhe komisioneres Kos.
Agjenda e samitit
Ora: 09:30 – 12:00
Vendi: Pallati i Brigadave
09:30 – Mirëseardhja/ Doorstep Statements
10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Groëth Plan
Fjalët Hapëse
• Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
• Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta KOS
11:30 – Foto Familjare
11:35 – Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos. Versus.al
