POLITIKË /

PD mbledh opozitën të premten, zbulohet data e mundshme e protestës kombëtare

24 janari po diskutohet si data e mundshme e protestës së madhe.

Shkruar nga Versus

PD mbledh opozitën të premten, zbulohet data e mundshme e

Të premten më 9 janar, Partia Demokratike do të zhvillojë një takim me forcat e tjera opozitare ku mes të tjerash pritet të vendoset edhe një datë për të mbajtur protestën kombëtare me qëllim rrëzimin e Ramës nga pushteti.

Burime bëjnë me dije se mundet që data 24 janar të propozohet si dita për të zhvilluar protestën e radhës kombëtare të opozitës.

Sali Berisha ka ftuar edhe partitë e tjera opozitare që t’i bashkohen, por deri më tani asnjë prej drejtuesve të partive të reja nuk e ka pranuar ftesën e bërë. Versus.al

Poll