
Partia “Mundësia”, ka refuzuar publikisht të bashkëpunojë me Partinë Demokratike, dhe Partinë e Lirisë. Deputeti Erald Kapri deklaroi prerazi se nuk mund të ulen në një tryezë me këto dy parti, sepse drejtuesit e tyre akuzohen për korrupsion.
Kapri deklaroi se, Partia Mundësia e shikon korrupsionin si problemin kryesor në Shqipëri.
“Nuk mund të ulemi në një tryezë ku krerët e saj janë të akuzuar për korrupsion. Ne e shohim korrupsionin si problemin kryesor në Shqipëri sot dhe pa besueshmëri në këtë aspekt, nuk mund të na kenë nga pas qytetarët,” u shpreh Kapri.
Deputeti tregoi se i kanë dërguar ftesë edhe Lëvizjes Bashkë të Arlind Qorit për bashkëpunim.
“Ne kemi bërë tryeza me intelektualë të vendit, me gazetarë. Në tryezën që ne bëmë i çuam një ftesë Lëvizjes Bashkë të Arlind Qorit që nuk e vlerësuan, ndoshta në një moment tjetër”, shpjegoi Kapri./Versus.al

