
Zjarri që ka përfshirë magazinat e rrobave të përdorura tek lagja “5 Maji” në Tiranë po merr përmasa të mëdha dhe forcat zjarrfikëse kanë kërkuar ndihmën e ushtrisë dhe zjarrfikësve të Elbasanit dhe Durrësit.
Dyshohet se zjarri fillimisht ka shpërthyer në një prej dyqaneve pranë, dhe flakët janë përhapur në të gjithë ambientin. Për shkak të rrobave dhe sendeve të tjera plastike, zjarri po përhapet me shpejtësi në ambientet e tregut, ndërkohë zjarrfikësit e kanë të vështirë të avancojnë.
Banorët e pallateve që ndodhen pranë zonës së zjarrit janë evakuuar deri sa të vihen flakët nën kontroll. Flakët rrezikojnë bizneset e tjera që ndodhen në zonën pranë, ndërkohë për shtëpitë pranë nuk ka rrezik.
Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia ka ndaluar përkohësisht qarkullimin e mjeteve në rrugën pranë tregut të “5 Majit”.
Fatmirësisht në momentin që ka rënë zjarri në treg nuk ka patur njerëz, por magazinat dhe dyqanet ishin të mbyllura./Versus.al

