BOTA /

VIDEO/ "A jeni mirë?", dalin pamjet e të shtënave me armë në Prizren! Dy persona u plagosën

Shkruar nga Versus

VIDEO/ "A jeni mirë?", dalin pamjet e të shtënave me

Kosovë- Dy persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Prizren. Së fundmi janë publikuar pamjet e ngjarjes së ndodhur në rrugën “Ali Hadri” ku ka patur të shtëna me armë zjarri.

Sipas mediave të Kosovës ka patur shkëmbim zjarri. Ndërkohë policia ka identifikuar tre të dyshuar si autorë të sulmit me armë.



Pas ngjarjes, qytetarë të rastësishëm u afruan në vendngjarje për t’u interesuar për gjendjen e të plagosurve të cilët tashmë kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al

Poll