BOTA /

Biznesmeni rus vdes në aksident ajror në alpet e Uraleve, helikopteri i tij u ngatërrua me telat e energjisë elektrike

Ilyas Gimandutdinov, pronar i një kompanie të madhe transporti, ka vdekur, ndërsa dyshohet se nuk kishte leje për këtë fluturim të veçantë.

Shkruar nga Versus

Biznesmeni rus vdes në aksident ajror në alpet e Uraleve, helikopteri

Një video tronditëse po qarkullon në internet, ku shihet momenti kur një helikopter në qytetin Perm, në malet Urale të Rusisë, përplaset pasi ngatërrohet në kabllot e energjisë elektrike.

Pamjet, të publikuara nga rrjeti televiziv rus RT, tregojnë helikopterin me ngjyrë të errët duke fluturuar në lartësi të ulët, teksa kapet pas kabllove dhe më pas përplaset në tokën e mbuluar me borë në parkun Asatli.

Si pasojë e përplasjes, dy personat që ndodheshin në bord kanë humbur jetën. Njëri prej tyre raportohet të jetë milioneri rus Ilias Gimanutdinov, themelues i kompanisë së transportit Tattranskom me seli në Perm, ndërsa viktima tjetër është Elmir Koniakov, drejtues në të njëjtën kompani.

Sipas mediave ruse, helikopteri ishte i tipit Robinson R44 Raven dhe i përkiste kompanisë, ndërsa fluturimi rezulton të ketë qenë i paautorizuar.

Prokuroria e Transportit të Uraleve ka publikuar gjithashtu pamje nga vendngjarja, ku konfirmohet se helikopteri ishte ngatërruar në kabllot e energjisë. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërsa EMERCOM ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar përfundimtar mbi rrethanat.

Poll