
Tiranë- Gjykata ka liruar nga qelia 4 prej protestuesve të arrestuar ditën e dielë nga policia pas përplasjeve që patën me efektivët gjatë protestës së mbajtur të dielën në orën 12:00 para kryeministrisë.
Për protestuesit: Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergjys Llanaj është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes. Ndërkohë 9 protestues të tjerë, mes të cilëve edhe Adriatik Lapaj janë proceduar në gjendje të lirë për akte dhune në protestë.
Gjykata i vlerësoi arrestimet të paligjshme, por caktoi masat ndaj tyre për shkak se janë konstauar episode dhune dhe do të përcaktohet se cilët janë shkaktarët pasi më herët avokatët pretenduan se ishte policia ajo që kishte ushtruar dhunë. Versus.al


