
Një stuhi me erë të fortë dhe rrebeshe shiu ka përfshirë mbrëmjen e sotme qarkun e Vlorës.
Siç shihet nga pamjet e filmuara në aksin rrugor Vlorë–Fier, në zonën e Novoselës, rrebeshet e shiut kanë vështirësuar lëvizjen e automjeteve, ndërsa në disa segmente të rrugës janë krijuar grumbullime uji.
Autoritetet kërkojnë nga qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes deri në përmirësimin e motit.
Kujtojmë se në Novoselë të Vlorës, janë evakuuar 20 familje që rrezikojnë të përmbyten nga lumi Vjosa, i cili ka arritur pikën kritike të prurjeve të ujit, deri në 8.6 metra./Versus.al

