Situata në Durrës po rëndohet për shkak të përmbytjeve nga reshjet e dendura, ndërsa kryeministri Edi Rama ka reaguar duke i bërë thirrje qytetarëve për kujdes dhe përgjegjësi ndaj mbeturinave.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shpjegon se hedhja e plehrave dhe shisheve plastike në fusha dhe rrugë bllokon kanalet dhe pengon largimin normal të ujit drejt detit.
“Kur shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë”, shkruan Rama.
Postimi i plotë i kryeministrit Rama:
Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…/ Versus.al


