AKTUALITET /

Do të ndihmonte banorët e përmbytur, makina e ushtrisë ngec në mes të ujit

Shkruar nga Versus

Do të ndihmonte banorët e përmbytur, makina e ushtrisë ngec

 

Një automjet i ushtrisë që ishe nisur për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytja në Katund të Ri në Durrës, mbeti e bllokuar për të paktën një orë deri sa i erdhi në ndihmë një zetor për ta nxjerrë.

Reshjet e shiut, ishin intensive dhe bllokuan pothuajse të gjithë rrugën me uji duke vështirësuar kalimin e mjeteve.

Katundi i Ri, është një nga zonat më të goditura në qarkun e Durrësit, shumë banesa janë përmbytur dhe segmente rrugore të bllokuara si pasojë e reshjeve të dendura që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit./Versus.al

Poll