Kryeministri Edi Rama ka ironizuar akuzat e opozitës në drejtim të tij dhe bashkisë së Durrësit për situatën në qytetin bregdetar ku qindra familje janë përmbytur dhe rrugët e qytetit janë të pakalueshme pas reshjeve të shiut.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, Rama shkruan se nuk e kupton përse opozitat e vendeve të tjera ku ka patur përmbytje nuk po fajësojnë qeveritë e tyre.
“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf”- shkruan Rama duke e shoqëruar postimin me foto nga vendet e huaja ku ka patur përmbytje. Versus.al



