
Në autostradën Tiranë-Durrës është krijuar trafik kilometrik me mjete për shkak të përmbytjes nga shiu.
Pothuajse qarkullimi i mjeteve është mbyllur duke bërë që rradha e makinave të arrijë disa kilometra. Në rrugë mjetet ecin me kujdes pasi në pjesën më të madhe të saj ka prezencë të ujit, gjë e cila vështirëson lëvizjen pa problem.
Që prej orëve të para të mëngjesit, vendi ynë është përfshirë nga reshje me intensitet të lartë, duke shkaktuar përmbytje në disa qarqe./Versus.al

