
Është përkeqësuar situata në Novoselë të Vlorës për shkak se lumi Vjosa ka arritur kuotën 8 metra.
Emergjencat Civile paralajmëruan se orët në vijim do të jenë kritike dhe bëjnë thirrje që të gjithë banorët e zonës të tregojnë kujdes maksimal.
Strukturat vendore janë në terren dhe po monitorojnë situatën nga afër, ndërsa masat për garantimin e sigurisë së banorëve do të vijojnë të zbatohen gjatë gjithë kohës që lumi mbetet në nivele të larta.
Banorëve u është kërkuar të shmangin zonat pranë ujërave dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve./Versus.al

