AKTUALITET /

VIDEO/ Protestuesit tentojnë të futen në bashki, përplasen me policinë

Banorët e ish-kënetës në Durrës janë ngritur në protestë pasditen e sotme për shkak të përmbytjes. Protestuesit tentuan të futeshin me forcë brenda bashkisë, por policia ndërhyri menjëherë duke krijuar një mur, por kjo nuk mjaftoi.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Protestuesit tentojnë të futen në bashki, përplasen

Banorët e ish-kënetës në Durrës janë ngritur në protestë pasditen e sotme për shkak të përmbytjes.

Protestuesit tentuan të futeshin me forcë brenda bashkisë, por policia ndërhyri menjëherë duke krijuar një mur, por kjo nuk mjaftoi.

Protestuesit u përplasën me policinë për pak minuta, kjo e fundit arriti ti ndalonte duke mos i lejuar të futen brenda institucionit.

“Jemi rrethuar nga uji, kërkojmë që të zgjidhet ky problem njëherë e mirë. Hidrovori i vjetër e largonte ujin, ky i riu po na përmbyt, duhet që shteti të marrë masa”, tha një protestues.

Qytetarët po qëndrojnë tek hyrja e Bashkisë Durrës, dhe po flasin me altoparlant, ku kërkojnë nga Emirjana Sako të investojë për rregullimin e kanaleve kulluese dhe hidrovoret./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll