
Moti i keq me reshje të dendura shiu, përveç dëmeve të shkaktuara nga përmbytja ka ndikuar që furnizimi me uji të ndërpritet në qytetin e Fierit. Ky problem vjen si pasojë e prurjeve të larta të lumit Vjosa dhe rritjes së nivelit të ujërave nëntokësore.
Shumica e puseve që furnizojnë Fierin, janë prekur nga situata e krijuar.
Autoritetet kanë njoftuar se do të ketë kufizime në furnizimin me ujë, nga ora 16:00 deri në një njoftim të dytë.
Njoftimi:
Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier njofton se si pasojë e prurjeve të shtuara të lumit Vjosë dhe rritjes së nivelit të ujërave nëntokësore si shkak i presioneve të krijuara, disa nga puset që furnizojnë Njësinë Administrative Fier janë prekur nga situata e krijuar.
Për këtë arsye do të ketë kufizime në furnizimin me ujë, nga ora 16:00 deri në një njoftim të dytë. Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës./Versus.al

