
Kryeministri Edi Rama ka patur disa momente replikash me gazetarët në Pallatin e Brigadave teksa priste mbërritjen e liderëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për samitin që mbahet sot në Tiranë me praninë edhe të komisioneres Marta Kos.
Rama u kërkoi gazetarëve që të respektonin momentin e pritjes së liderëve dhe që pyetjet që kishin t’i bënin gjatë konferencës.
“Kaq të vështirë e keni të respektoni? Këtu jeni për të parë ardhjen e të gjithë miqve sot në një ditë kaq të rëndësishme për këtë vend. Pastaj në konferencë shtypi mund t’ui bëni të gjitha pyetjet. Kjo hapni vendin se do të hidhem, nuk funksionon. Ai nuk u hodh asnjëherë, ai vetëm e thoshte”- u shpreh Rama mes të tjerash. Versus.al

