Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë pasditen e sotme, ku dy persona kanë humbur jetën në një banesë pasi janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit.
Bëhet fjalë për bombolën e ngrohjes nga gazi. Viktimat janë identifikuar si Altin Maksuti, i cili është pronari i banesës dhe Vladimir Bengu, i afërm i tij, përkatësisht 47 dhe 56 vjeç.
-
Tragjedi në Tiranë, dy të vdekur nga rrjedhja e gazit
19 Dhjetor, 18:56
Maksuti jetonte në Greqi dhe kishte ardhur në Shqipëri për të riparuar banesën. Bashkë me të afërmin e tij, kanë qëndruar gjatë natës në banesë dhe gjatë natës gazi ka rrjedhur, duke u marrë jetën.
Policia është lajmëruar nga të afërmit e dy viktimave, pasi ata nuk përgjigjeshin në telefon. Ngjarja e rëndë është zbuluar rreth orës 17:20, në banesën në rrugën ‘Marije Kraja’.
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën ‘Marije Kraja’, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.








