Dy persona kanë vdekur në Tiranë si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:20 minuta në zonën pranë ‘xhamllikut’.
Nga rjedhja e gazit mësohet se ka humbur jetën pronari i banesës 47-vjeçari me inicialet A. M., dhe një i afërm i tij, 56-vjeçari me inicialet V. B.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.








