AKTUALITET /

EMRI/ Aksident i rëndë në Fier, tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë në spital drejtuesi i motoçikletës

Sipas informacioneve paraprake, automjeti po kthehej drejt banesës, ndërsa motoçikleta ka tentuar një parakalim, çka ka sjellë përplasjen e fortë mes dy mjeteve.

Shkruar nga Versus
EMRI/ Aksident i rëndë në Fier, tentoi të parakalonte
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin nacional Fier-Shegan, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet tip Volkswagen Caddy.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti po kthehej drejt banesës, ndërsa motoçikleta ka tentuar një parakalim, çka ka sjellë përplasjen e fortë mes dy mjeteve.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës, Klevis Gjoni, ka pësuar plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Versus.al

Poll